Reshjet e shiut që kanë rënë në vendin tonë në dy ditët e fundit, kanë dhjetëfishuar prurjet në Kaskadën e Drinit, duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në vend.
Kjo i jep një frymëmarrje situatës energjitike në vend, pas vendimit që ishte marrë për të stopuar prodhimin e energjisë, për shkak të rënies së nivelit të Fierzës, në minimumin historik.
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:
Prurjet natyrore në kaskadë janë :
– HEC Fierzë 800 m3/s
– HEC Koman 650 m3/s
– HEC Vau i Dejës 120 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
- Hec Fierzë 263.12 mmnd,
- Hec Koman 173.10 mmnd,
- Hec Vau Dejës 74.80 mmnd
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :
15,993 MWh (ditor)
Rezerva Energjitike është :
350GWh
Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.