Categories Lajme

Reshjet e shiut/ Mamaj për ATSH: Po punohet për mbrojtjen e urës së fshatit Vanë në Delvinë

4 Nëntor/ATSH/- Ura e fshatit Van në Delvinë, rreth 70 metër e gjatë është dëmtuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se ura është e bërë e pakalueshme dhe po punohet nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, me bizneset private dhe kapacitetet e bashkisë të bëjnë mbrojtjen e urës nëpërmjet hedhjes së gurëve masivë”. “Pas kësaj do të ndërhyhet me një vinç për të vendosur bazamentin që ura të bëhet e kalueshme”, – tha Mamaj. Ura lidh 350 banorë të fshatit Van me rrugën nacionale.

Në lidhje me situatën e reshjeve në bashkitë e tjera të qarkut të Vlorës, Prefekti Mamaj bëri të ditur se “në bashkitë e tjera të qarkut nuk është shënuar asnjë problem dhe të gjitha rrugët nacionale dhe rurale janë të kalueshme”. Vendi  ynë është përfshirë sot nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë. Reshjet janë në formën e rrebesheve, stuhive dhe breshërit shoqëruar me shkarkesa elektrike./k.s/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME