Categories Lajme

Reshjet në Vlorë/ Gjiknuri: “Iku koha kur rrugët e qytetit qëndronin të përmbytura me ditë”

Pas reshjeve të dendura gjatë mbrëmjes dhe paradites së sotme, situata në Vlorë është normalizuar. Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se, rrugët e qytetit të Vlorës janë normalizuar, pas vështirësive të krijuara nga reshjet e shiut.

“Pas vështirësive të krijuara në qarkullim prej reshjeve intensive të shiut, situata në rrugët e qytetit të Vlorës është normalizuar. Nuk ka patur dhe as nuk do të ketë forcë politike me fuqi të mbinatyrshme për të ndaluar reshjet e shiut”, – theksoi Gjiknuri.

“Koha kur rrugët e qytetit qëndronin të përmbytura me ditë të tëra ka marrë fund ndërsa kthimi në normalitet është i shpejtë falë dhe punës së palodhur të burrave e grave që punojnë çdo ditë në ndërmarrjet e ujësjellës/kanalizimeve dhe pastrimit të qytetit”, – deklaroi ai.

Gjiknuri theksoi se ata që duan të dëmtojnë imazhin e qytetit duke hiperbolizuar situatat e emergjencës të dalin e të shohin minimalisht rrugët e qytetit, të cilat janë të kalueshme dhe situata është në normalitet.

“Ata që nxitojnë brenda orës të vetëfotografohen për të përdorur politikisht edhe reshjet e shiut, po u tregojnë në fakt qytetarëve të Vlorës se sa të zellshëm janë për të dëmtuar qytetin dhe imazhin e tij duke hiperbolizuar situatat e pashmangshme të emergjencës që fatmirësisht tashmë zgjasin shumë pak orë. Të gjithë e dimë se ata janë të paaftë të bëjnë mirë, por për të dëmtuar qytetin janë gjithmonë të gatshëm! Minimalisht do duhet të dilnin në rrugë edhe tani për tu treguar të gjithëve se ato janë plotësisht të kalueshme dhe në normalitet. Qytetarët e Vlorës janë të aftë të kuptojnë dhe ndëshkojnë ata që fërkojnë duart nga gëzimi në momentet kur qyteti përballet me situata emergjence. Vlora nuk ndalet”, – përfundon Gjiknuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME