Categories Lajme

Reshjet rritën nivelin e Fierzës në kuotën 267.4 metra, rezerva energjetike e ulët, vendi sërish përpara një situate të vështirë

Reshjet e shiut të javës së shkuar kanë dhënë efekte pozitive, duke rritur nivelin e hidrocentralit më të madh në kaskadën e Drinit, Fierzën, nga pika kritike nën 259 metra në 267.46 metra.

Të dhënat e fundit të përditësuara këtë të martë nga Korporata Elektroenegjetike Shqiptare tregojnë se nivelet e liqeneve të hidrocentraleve në kaskadë janë konkretisht 173.38 metra për Komanin dhe 74.71 për Vaun e Dejës.

Prurjet natyrore në kaskadë kanë rënë ndjeshëm në raport me pak ditë më parë dhe në Fierzë ato janë 405 m3/s, HEC Koman 180 m3/s, HEC Vau i Dejës 20 m3/s.

KESH bëri të ditur se prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 9663 MWh (ditor). Me konsumin që luhatet mes 20-23 mijë MWh, kjo do të thotë se më pak se gjysma e energjisë që konsumohet po prodhohet në vend, ndërsa pjesa kryesore po importohet.

Rezerva Energjetike në kaskadë është 437.98 GWh.

Kaskada e Drinit menaxhohet në bazë të një rregulloreje të hartuar në vitin 1988. Rregullorja parashikon edhe nivelet në të cilat duhet të mbahen liqenet e kaskadës gjatë dy kohëve. Për Fierzën, për shembull, niveli i liqenit në periudhën 1 prill – 1 tetor në rregullore është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative.

Nëse u referohemi niveleve aktuale që ka kaskada sipas rregullores mund të themi se jemi sërish përpara një situate të vështirë, ku vendi po hyn në sezonin e verës me nivele dukshëm të ulëta, çka do ta kufizojë atë ndjeshëm për prodhimin e energjisë dhe importet pritet të jenë pjesa kryesore ku do të bazohet konsumi. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME