Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme për rastin e policit, Redin Çaushaj, i cili mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Himarë. Pavarësisht se efektivi ndodhej jashtë shërbimit, ndërhyri për të shuar sherrin, por mbeti i plagosur me thikë.
Rama ka publikuar një foto në rrjetin social ‘Facebook’ ku duken duart e policit, i cili është i shtrirë në spital dhe po mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa krahas saj shkruan respekte për efektivin që ndërhyri për sherrin e rrezikshëm.
Reagimi i Ramës:
Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm.
