Categories Lajme

U plagos në rrugë, momentet e fundit të 29-vjeçarit grek pas frigoriferit të supermarketit (VIDEO)

Një video e momenteve të fundit të tifozit 29-vjeçar i AEK-ut, Michalis Katsouri, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë është publikuar në mediat sociale.

Në videon e publikuar, Michalis shihet duke vrapuar drejt një supermarketi në një ndër rrugët në Nea Filadelfia, pas goditjes me thikë, i cili shihet i veshur me një bluzë blu, pantallona të shkurtra, me një kapuç ku i mbulohet fytyra, doreza dhe në dorën e majtë shihet duke mbajtur një skafandër motori.

29-vjeçari i gjakosur shihet duke u ulur pas një frigoriferi akulloresh, teksa pronarët e supermarketit mbetën të shtangur nga veprimi i tij, raporton Protothema.

Sipas raportimit të policisë, 29-vjeçari është futur në supermarket vetëm për t’u fshehur.

Në video shihet edhe një grua së bashku me një burrë ku i japin Michalis, i cili nuk mund të mbajë as kokën lart, një letër për t’u fshirë teksa gjakderdhja e tij po vazhdonte.

Ata u përpoqën për t’i dhënë ujë 29-vjeçarit, teksa në të njëjtën kohë përpiqeshin të informonin dikë për situatën e ndodhur.

Në një moment në video shihet se ai tenton të ngrihet në këmbë, por ai nuk kishte mjaftueshëm fuqi për tu ngritur, i cili më pas bie sërish në tokë.

Sipas informacioneve, në minutat në vijim Mihalis ka humbur edhe më shumë forcën nga gjakderdhja që i shkaktoi goditja fatale në arterien brachiale, nga e cila gjeti vdekjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME