Categories Lajme

Restaurojnë falas kishën në Itali, Balla tregon historinë e dy emigrantëve shqiptarë

“Dy rezidentë shqiptarë në Itali, të besimit islam, restaurojnë falas kishën në Itali dhe japin një mesazh të fortë “Jemi të gjithë fëmijë të Zotit”.

Ky fakt është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili përmes një postimi në “Facebook” flet për emigrantët shqiptarë Luan Hallulli dhe Albert Muça.

“#Diaspora_shqiptare❤️🇦🇱
Dy rezidentë shqiptarë në Itali, të besimit islam, restaurojnë falas kishën në Itali dhe japin një mesazh të fortë “Jemi të gjithë fëmijë të Zotit”.
Luan Hallulli dhe Albert Muça nuk janë të krishterë. Por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.
Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim dy emigrantëve tanë, “Gjithçka ishte e shkatërruar,- thotë Luani, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep.” I thashë Albertit: Bëjmë diçka! Dhe shkuam te furnizuesit tonë për të blerë produktet.
Liliana Cavalieri, kujdestarja e kishes tha e lumtur: “Zoti ju bekoftë! Askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën ne Itali“.
Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre musliman dhe thonë: “Ne jemi fëmijë të Zotit. Nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo musliman. Ne besojmë vetëm në një Zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë“.

Shqiptaret kane filluar ta eksportojne harmonine e tyre te rralle fetare, si nje nga vlerat me te medha te identitetit tone europian”,- shkruan Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME