Categories Lajme

Rezart Taçi i mbante në llogarinë e mikut të tij, Italia sekuestron 18 mln euro të gjetura në Shqipëri

Prokuroria e Palermos përmes një letër-porosie ka vendosur në sekuestro shumën prej rreth 18 milionë euro që gjet në një bankë të nivelit të dytë në vendin me dyshimin se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Shuma e parave ishte depozituar në llogarinë bankare të italianit Francesco Zummo, ndërsa i përfshirë rezulton edhe biznesmeni Rezart Taçi që është shpallur në kërkim, dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo të arrestuar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa transferta e paligjshme e parave drejt vendit tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi që në kërkim prej nëntorit të kaluar. Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë marrë nën hetim shtetasin Francesco Zumo, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo i dyshuar për lidhje me mafian dhe Fabio Petruzzella, ekonomistin që transferoi paratë.

Ndërsa prokuroria e posaçme akuzon Taçin dhe 2 personat e tjerë si të përfshirë në transfertën e paligjshme nga bankat zvicerane në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kundrejt parave do të kryenin këtë transfertë ndërsa akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash./m.j

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME