Puntata e përgatitur posaçërisht për festat e Nëntorit në ‘Shiko kush luan’ nuk mundi të transmetohej me datë 28 nëntor kjo për shkak se në 26 nëntor, Shqipëria u trondit nga një tërmet shumë i fuqishëm që la pas pasoja të rënda.
Kjo puntatë u transmetua mbrëmë në ekranin e ‘Top Channel-it’ për të treguar që shqiptarët do të ringrihen më të fortë se kurrë. Modelja e njohur Vildane Zeneli ishte një ndër të ftuarit në këtë puntatë. Rezart Veleshnja edhe në këtë puntantë si gjithmonë ka përcjellë të qeshura pafund në rradhët e publikut, këtë herë me një imitim që i ka bërë modeles. Ai ka imituar pozat, zërin e saj dhe publiku së bashku me Vildanen nuk i kanë mbajtur dot të qeshurat.