Përderisa Virgil van Dijku konsiderohet favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, ai do të radhitej vetëm i 29-ti nëse çmimi do të ndahej vetëm në bazë të statistikave, përderisa Lionel Messi do ta fitonte për herë të gjashtë këtë çmim. Sezoni i çmimeve individuale në botën e futbollit nisi me triumfin e Virgil van Dijkut në çmimin për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s, para se Lionel Messi t’i kthehej duke e fituar çmimin për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA, transmeton Gazeta Express. Por, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz individual në botë dhe France Football e publikoi në fillim të kësaj jave listën prej 30 kandidatëve për këtë çmim këtë vit.
Nga 30 futbollistët e zgjedhur në këtë listë, një numër i gazetarëve të zgjedhur nga e gjithë bota do ta vendosë fituesin bazuar në tri kritere: paraqitjet individuale dhe kolektive, talenti dhe ndershmëria e lojtarit dhe gjykimi i përgjithshëm për karrierën e futbollistit.
Topi i Artë, bazuar në statistika
Sistemi i përdorur për ta zgjedhur fituesin e Topit të Artë nuk i kënaq shumë tifozë dhe për këtë arsye uebsajti WhoScored.com e ka shtruar pyetjen: Kush do të kishte fituar nëse fituesi do të zgjidhej vetëm në bazë të statistikave?
Lista e bërë në bazë të statistikave të lojtarëve gjatë vitit të fundit është mjaft interesante pasi Virgil Van Dijk, radhitet në pozitën e 29-të bazuar në statistika.
Lista e plotë:
- Mohamed Salah (Liverpool) – 7.36
29. Virgil van Dijk (Liverpool) – 7.37
28. Kingsley Coman (Bayern Munich) – 7.38
27. Bernardo Silva (Manchester City) – 7.39
26. Wout Weghorst (Wolfsburg) – 7.39
25. Daniel Parejo (Valencia) – 7.39
24. Nabil Fekir (Lyon/Real Betis) – 7.40
23. Trent Alexander-Arnold (Liverpool) – 7.41
22. Erick Pulgar (Bologna/Fiorentina) – 7.41
21. Filip Kostic (Eintracht Frankfurt) – 7.44
20. Ricardo Pereira (Leicester City) – 7.47
19. Sadio Mane (Liverpool) – 7.48
18. Luis Suarez (Barcelona) – 7.48
17. Duvan Zapata (Atalanta) – 7.49
16. Joshua Kimmich (Bayern Munich) – 7.50
15. Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid) – 7.51
14. Karim Benzema (Real Madrid) – 7.53
13. Kevin de Bruyne (Manchester City) – 7.53
12. Edin Dzeko (AS Roma) – 7.54
11. Nicolas Pepe (Lille/Arsenal) – 7.54
10. Sergio Aguero (Manchester City) – 7.55
9. Jadon Sancho (Borussia Dortmund) – 7.56
8. Thiago Alcantara (Bayern Munich) – 7.59
7. Angel di Maria (Paris Saint-Germain) – 7.66
6. Alejandro Gomez (Atalanta) – 7.71
5. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 7.72
4. Raheem Sterling (Manchester City) – 7.77
3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 7.79
2. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 7.98
1. Lionel Messi (Barcelona) – 8.35