Categories Lajme

Rezultoi pozitiv me covid, presidenti francez me temperaturë të lartë

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, është duke përjetuar kollë, temperaturë të lartë dhe lodhje të madhe bëri të ditur zëdhënësi i zyrës së tij, Gabriel Attal. Pranë presidentit francez është duke qëndruar kryemjeku i Pallatit Elysee, Jean-Christophe Perrochon, i cili të enjten në mëngjes ia bëri testin për koronavirus Makronit, shkruan The Guardian.

Një burim i tha agjencisë AFP se mendohet që Makroni është infektuar gjatë kohës kur po merrte pjesë në një samit të BE-së në Bruksel javën e kaluar, ku qëndroi 20 orë me liderët evropianë. Presidenti 42 vjeç filloi të përjetonte simptoma të koronavirusit të mërkurën në mbrëmje. Ai do të qëndrojë për shtatë ditë në izolim, por ka thënë se do ta vazhdojë punën nga distanca. Raportohet se bashkëshortja e tij 67-vjeçare, Brigitte, ka dalë negative në testin për koronavirus dhe është izoluar në një vend tjetër në Paris.

Për shkak të kontakteve me Makronin, vendim për vetizolim kanë marrë edhe Kryeministri i Francës, Jean Castex, si dhe udhëheqësit e katër vendeve të BE-së – Belgjikës, Portugalisë, Spanjës dhe Luksemburgut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME