Falë një investimi prej 21 milionë lekësh të bashkisë Kuçovë, banesa e qytetarit Aqif Kovaçit u rikonstruktua nga e para. Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj vizitoi sot familjen e madhe të Aqif Kovaçit, ne shtëpinë e tyre të rikonstruktuara nga e para falë investimit të bashkisë Kuçovë. Sipas saj, familja Kovaçi ka përfituar nga programi për rikonstruksionin e plotë dhe të pjesshëm të 25 shtëpive rome dhe egjiptiane.
“Një punë e mirë që i bashkohet dhe vendimit të fundit të Këshillit bashkiak për sistemimin në apartamente 1+1 dhe 2+1 të 12 familjeve të pastreha, pjesë e investimit për strehimin social”, tha Felaj. Ajo siguroi se, strehimi është një pikë e rëndësishme, të cilën kemi plan ta vijojmë edhe më tej në Kuçovë, në mënyrë që t’i sigurojmë çdo kategorie të ngjashme trajtim sa më dinjitoz.
