Categories Lajme

Rikonstruksioni i rrugës nacionale Ceren – Radomirë, impakt zhvillimit të ekonomisë lokale dhe nxitjes së turizmit

Një numër i madh projektesh në infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, zhvillim urban dhe përfitime sociale po marrin jetë nga veriu në jug të vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se projektet që po zbatohen synojnë zhvillimin e ekonomive lokale dhe rritjen e mirëqenies së banorëve.Një ndër projektet që pritet të nis është rikonstruksioni i rrugës, Ceren – Radomirë. Sipas FSHZH-së, ky aks do të lidhë fshatrat Ujëmirë, Tejs dhe Radomirë, me rrugën nacionale Kukës-Peshkopi. Rruga ekzistuese ishte e ngushtë dhe e degraduar, duke vështirësuar kalimin e mjeteve, sidomos në stinën e dimrit dhe gjerësia e saj varionte nga 3.5 m deri në 5 m në pjesë të veçanta.

Ky investim po kryhet në kuadër të programit “Infrastruktura vendore rajonale” me financim të Qeverisë Shqiptare dhe projekti parashikon zgjerimin e trasesë së rrugës, hapjen dhe mbushjen e kasonetës në rrugë, ndërtimin e kanaleve kulluese të ujrave të shiut, ndërtimin e tombinove e mureve mbajtëse, ndërtimin e nënshtresave, shtresës së bazës e shtresave asfaltike, si dhe sinjalistikës. Rruga nacionale Ceren-Radomirë do të shërbejë si një portë hyrëse drejt Parkut të Korabit dhe rikonstruksioni i saj do të krijojë mundësi për zhvillimin ekonomik të fshatrave përreth, përmes investimeve në sektorët e bujqësisë, blegtorisë, shërbimeve si nxitjen e zhvillimit të turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME