Categories Lajme

Rikthehen vjedhjet në Qeparo, hajdutët futen në 4 shtëpi

Banorët brenda dhe jashtë fshatit denonocojnë grabitjen e 4 shtëpive në fshat. “Janë fenomene të pështira e të neveritshme që të kujtojnë bandat e Haxhi Qamilit. Kërkojmë drejtësi”

Të paktën 4 shtëpi kanë rënë pré e grabitjeve gjatë javës së fundit në Qeparo. Ky është ndër shqetësimet kryesore të banorëve të fshatit buzë Jonit, të cilët pa ditur se ku të tregojnë gishtin për emrat e kusarëve, (siç i quajnë ata), kërkojnë nga organet e rendit të vihet drejtësi. Këtë kërkesë e bazojnë te provat që kanë lënë autorët, gjurmët e gishtave në dyert e banesave.
Një prej banorëve në fshat na tregon me zemërim se jo më larg se dje ishte në vendin e krimit, në njërën prej shtëpive të vjedhura. Ai flet disi i shkujdesur dhe me ndjesinë e frikës se nesër pré e sulmit do të jetë streha e tij. “Janë bërë vjedhje këtu lart në fshat, në 4 banesa dhe hajdutët kanë hyrë në shtëpitë ku nuk ka banorë, por nesër mund të jemi ne dhe ka mundësi të na lidhin, a të na vrasin“.
Janë shtëpi, të pabanuara, por jo të braktisura. Pronarët e tyre janë në emigrim dhe me shumë gjasë një pjesë e tyre do të ishin aty këto ditë, por bllokimi i lëvizjes e ka bërë të pamundur ardhjen dhe në rastin konkret mbrojtjen. “Kanë vjedhur shtëpinë e dikujt që jeton në Rodhos në Greqi, dhe të një francezi që ka e blerë. Po, ashtu kanë vjedhur edhe shtëpinë e një kosovari. Ky i fundit e ka denoncuar, madje e ka bërë problem deri në Ministrinë e Brendshme“.
Ndërkohë, një tjetër banor, por jo rezident na tregon nga larg, se azhornohet me gjithçka ndodh brenda në fshat. Nga larg ai na thotë se është në dijeni që ditët e fundit janë grabitur 3-4 shtëpi, por jo banesa e tij fatmirësisht. “Në Qeparo ka kohë që vidhen masivisht shtëpi të banorëve emigrantë. Ja akte që shfrytëzohen nga hajdutët në periudha qetësie. Janë fenomene të pështira e të neveritshme që të kujtojnë bandat e Haxhi Qamilit“.

Plazhi dhe fshati turistik i Qeparoit

Profili i hajdutit
Banorët e Qeparoit janë njerëz paqësorë. Karakteri i tyre nuk e lejon konfliktualitin. Mjafton të dëgjosh dëshmitë e tyre sapo i pyet se ku dyshojnë. “Nuk e dimë. ‘Ujku’ mund të jetë nga fshatrat përtej. Këto ditë kanë shfrytëzuar errësirën dhe mbylljen e njerëzve. Ku ta dimë! Ne nuk i kapim dot dhe e keqja është se ata e dinë se ç’duan të marrin dhe i kryejnë këto veprime pa zhurmë. Janë ordinerë, pijanecë“, na thotë banori brenda fshatit.
Ndërkohë, tjetri, ai që e përcjell shqetësimin nga larg dyshon për një mbrojtje të mundshme të autorëve nga ana e Policisë. “Nuk janë banorë të fshatit, por mund të kenë bashkëpunëtore brenda. Jo brenda në fshat, por brenda në Polici dhe kjo e bën më të vështirë hetimin, i cili nis dhe përfundon me një proces-verbal. Deri tani janë rreth 12 shtëpi të vjedhura dhe asnjë emër pas hekurave“.

Fshati Qeparo i vjetër

Apeli, Në fshat janë rreth 30-35 familje, por pas çdo diskutimi që bëjnë, shpresën se kjo marrëzi do të marrë fund e kanë te Policia. “Nuk dimë çfarë të bëjmë! Ne nuk kemi një emër. Në flagrancë nuk kanë kapur askënd, megjithësë kanë dyshime për disa emra që i kanë çuar në Policinë e Himarës. Ata kanë mundësi të hetojnë, përmes gjurmëve të gishtave, flokëve apo gjurmëve të tjera që lënë“.Shekulli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME