Categories Lajme

Rikthehet moti i ngrohtë/ Harrojeni kohën me shi, ja sa pritet që të shkojnë tashmë temperaturat

Rikthehet moti i kthjellët dhe me diell në vend. Në një intervistë për Report Tv, meteorologu Hakil Osmani shprehet se moti i kthjellët do të dominojë të gjithë rajonin shqiptar , ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 25 gradë Celsius.

“Duke filluar që nga dita e sotme kemi pasur dominim të motit të kthjellët e cila do të vazhdoje edhe gjatë fundjavës. Në fakt kemi lajme të mira edhe për sa i përket vlerave termike, pasi do të pësojnë rritje graduale të tyre si në vlerat normale ashtu edhe në ato maksimale duke bërë që të shkojnë deri në 25 gradë Celsius ndërsa në vlerat minimale 4-5 gradë Celsius.

Në pjesën më të madhe të territorit do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët edhe pse priten reshje të pakta në zonat e thella malore. Reshje të karakterit lokal. Vija bregdetare do të mbizotërohet nga moti i kthjellët, ndërsa temperaturat 23-24 gradë Celsius. Janë 3-4 gradë më të larta se normalet. Do të ketë mot të qëndrueshëm dhe me vlera më të larta sesa janë normalet në muajin që ndodhemi. Në muajin që vjen do të jetë i ngrohtë. Po ashtu pritet edhe reshje të shiut, por të pakta”, tha meteorologu, Hakil Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME