Të shumtë kanë qënë personazhet që ka trajtuar emisioni “Me Zemër të Hapur” në këtë sezon.
Shumë prej tyre kanë gjetur zgjidhje dhe madje jeta e tyre ka marre një tjetër rrjedhë. Në studio në emisionin e fundvitit ishin të ftuar tre personazhe që kanë lënë gjurmë siç ishte rasti i të moshuarës Hafize Muça , 78 vjeçarja e cila preku zemrat e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, pasi ishte braktisur nga 9-të fëmijët e saj. Një numër i lartë ndjekësish reaguan dhe dhanë ndihma për nënën e cila tashmë ka ushqime për të jetuar.
E moshuara Hafize Muça, nënë e 9 fëmijëve, disa prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, rrëfeu jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës.78-vjeçarja u shpreh se si ka rritur me sakrificat 5 vajzat dhe 4 djemtë e saj, ku këta të fundit jetojnë në Greqi se bashku me familjet e tyre. Ndërkohë vajzat, 2 janë të martuara në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër.
Një tjetër histori e trajtuar në emisionin me ‘Zemër të Hapur’ ishte edhe ajo e Fatjonit , djalit mirditor që kërkoi ndihmë për t’u shkolluar dhe strehuar, apo inxhinierin nga Vlora Amanti Shakaj i cili prej muajsh nuk takonte të birin pasi përmbarimi nuk po ekzekutonte vendimin.
Situata e Flutura Hasanajt gjithashtu ishte problematike pasi vendimi gjykates per kujdestarine e djalit nuk po zbatohej. Nëna iu drejtua emisionit dhe më në fund pas insistimit të stafit të emisionit “Me Zemër të Hapur” nëna përqafoi të birin.