Categories Lajme

Rikthehet vettingu/ Nis me verifikimin e kreut të Gjykatës Administrative Korçë

Ditën e sotme ka rinisur procesi i vettingut në fushën e drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot në shqyrtim figurën e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Korçë, Sokol Ibi.

Janë hetuar disa shuma parash të depozituara nga prindërit e Ibit. Komisioni i ka kaluar barrën e provës subjektit për pamundësitë financiare të prindërve për blerjen e makinës dhe krijimin e depozitave.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në lidhje me kriterin e figurës, DSIK, ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është u përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi i KPK, nuk kanë rezultuar lidhje të gjyqtarit me persona të papërshtatshëm.

Në lidhje me aftësitë profesionale, rezulton se ka 9 ankesa në Inspektoratin e KLD, 2 nga të cilat janë gjetur të mbështetura. Më tej, KPK ka konstatuar se subjekti ka logjikë në zbatimin e ligjit. Në disa raste, për subjektin janë konstatuar se ka pasur zgjatje tej afateve të disa proceseve civile.

Në seancën e sotme janë analizuar 8 denoncime të ardhura nga qytetarët pranë KPK dhe ONM. Një ndër këta denoncime është anonim. Komisioni i ka kërkuar shpjegime gjyqtarit për të gjitha këto denoncime, shpjegimet do të merren parasysh në marrjen e vendimit. Vendimi për Ibin do jepet në datën 6 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME