Categories Lajme

Rilindja e spitalit të Fëmijëve në QSUT, projektuar me standardet e BE-së në pajisje mjekësore

Ndërtimi i spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 milionë euro është një investim nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë fëmijë që trajton ky spital reference për pediatritë në të gjithë vendin. ”Ja dhe rilindja e Spitalit të Fëmijëve në QSUT, me godinën e re të Pediatrisë së Tiranës, projektuar me standardet e BE dhe në proces realizimi me të gjitha kushtet optimale, jo vetëm në drejtim të infrastrukturës po edhe pajisjeve spitalore e mjekësore”, u shpreh sot kryeministri Edi Rama duke sjellë pamje nga ky investim. Kryeministri theksoi se vijon pa u ndalur puna për transformimin e sistemit shëndetësor, megjithë situatën e vështirë të pandemisë nga Covid-19. ”Fëmijët të parët”, tha Rama.

Ky investim madhor përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik që përbëhet nga Pediatria e Specializuar që u ndërtua rreth viteve ‘80 dhe Pediatria e Përgjithshme, e ndërtuar në vitin 1958. Projekti parashikon edhe ndërtimin e një godine të re, për urgjencën, reanimacionin e pediatrisë dhe sallat e kirurgjisë së pediatrisë, duke mundësuar një standard të ri shërbimi dhe ambjente miqësore për fëmijët si dhe kushte më të mira pune për personelin shëndetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME