Categories Lajme

Rimbursimi i TVSH-së për biznesin/ 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar

Administrata Tatimore vetëm gjatë muajit gusht 2019 i ka rimbursuar biznesit 1.68 miliardë lekë, ose 42% më shumë se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Nga 878 kërkesa të dorëzuara nga biznesi për përfitim të TVSH-së, gjatë 8 mujorit 2019, 776 prej tyre janë shlyer plotësisht .

11.8 miliardë lekë arrin vlera që ka marrë biznesi nga rimbursimi i TVSH-je për 8 mujorin 2019. Ndërkohë që deri në fund të këtij viti Administrata Tatimore ka planifikuar të rimbursojë një vlerë prej 19 miliardë lekë.

Administrata Tatimore i ka dhënë  përparësi kërkesave të eksportuesve duke rimbursuar 515 kërkesa ose 67 % e numrit total të kërkesave të rimbursimeve. Kjo përzgjedhje ka ardhur pasi është vlerësuar impakti i tyre në punësim, ndjeshmëria ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit dhe marrëdhëniet kontraktuale që përkufizojnë këtë sektor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME