Categories Lajme

Rinas, Balluku del me deklaratën: Kontrollorët kanë pasur rroga deri në 4 milionë lekë

Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë pas protestës që u zhvillua sot në Rinas, për shkak të ndërprerjes së punëve të kontrollorëve. Ajo tha se disa punonjës kanë pasur paga rreth 4 mijë e 400 dollarë në muaj, kurse sot janë në nivelin e 2 mijë e 400 dollarëve. “Për shkak të kësaj ulje ne kemi pasur një presion të vazhdueshëm nga kontrollorët, që kërkojnë kthimin e pagës në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare”, theksoi Balluku ndër të tjera.

Balluku në deklaratë: Duke u përballur me këtë lloj problematike që vinte nga pandemia, këshilli mbikqyrës i Albcontroll ka rishikuar pagat, është kompani që punon me instrumentin me shpenzimin zero.

Çfarë do të thotë kjo, Albcontroll deklaron dy herë në vit sa të ardhura i duhen gjatë vitit se sa të ardhura i duhen për të operuar, ndërkohë që bëhen dhe investime. Që në marsin e vitit të kaluar nuk ka pasur investime, dhe të ardhurat janë ulur, për shkak se kompanitë ajrore nuk kanë operuar. Paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë në bazë të fluturimeve që janë kryer.

Për 2019 janë operuar me më shumë se 200 mijë avion, trafiku ka rënë me rreth 57% në 2020, ndërkohë që edhe këto muaj ka qenë i ulët. Pra kontrolloët, përpunojnë sot që flasim 43% të trafikur ajror normal, që ka qenë deri në mars të 2020. Duke pasur parasysh se shteti nuk jep para për Albcontroll, shtetet nuk kanë asnjë kontakt financiar me kontrollorët ajror, kanë pasur paga deri në 4 milionë lekë, që nuk janë shumë normale për tregun shqiptar, por duhet të saktësojmë që nuk janë paga që vendosen nga shteti shqiptar.

Disa nga punonjësit kanë qenë rreth 4 mijë e 400 dollarë në muaj, sot janë në nivelin e 2 mijë e 400 dollarëve. Për shkak të kësaj ulje ne kemi pasur një presion të vazhdueshëm nga kontrollorët, që kërkojnë kthimin e pagës në gjendjen e mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare.

Ju mund tiu duket si shaka, por këta kontrollorë thonë se stresohen se pse nuk marrin një pagë prej 4 mijë dollarësh. Ata kanë deklaruar se janë të paaftë për të operuar,  për shkak se nuk kanë para për të marrë kredinë. Pra kë një konflikt në familje se pse nuk merren 4 mijë dollarë, po merren 2 mijë dollarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME