Categories Lajme

Rinas, Dogana i sekuestron 42 mijë paund dy grave nga Britania e Madhe

Në Rinas u ka sekuestruar 42 mijë paund të padeklaruara dy udhëtarëve nga Britania e Madhe. Njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar, policia kufitare ka sekuestruar një shumë prej 41.850 Paund “Cash”, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, u konstatua se E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund. Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute “cash” të padeklaruar.

Njoftimi i policisë: Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetaset me inicialet E.K dhe L.S kishin të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 10.000 paund dhe 31.850 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal. Vetëm gjatë këtij muaji strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kanë kapur disa herë sasi valute cash të padeklaruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME