Categories Lajme

Rinas/ Rifillojnë fluturimet me 4 shtete, maskat të detyrueshme

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet me 4 shtete, Austri, Gjermani Greqi dhe Serbi. Përmes një njoftimi për shtyp, Tirana Airport Partners informoi se pasagjerët që udhëtojnë duhet të respektojnë protokollet e higjienës. Po ashtu, TIA thekson se maskat janë të detyrueshme.

Dy ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi edhe protokollin që duhet të ndiqet në aeroporte dhe gjatë udhëtimit në bordet e avionëve ku ndër të tjera theksohet se pasagjerët që do të identifikohen me temperaturë 37.5 e sipër nuk do të lejohen të udhëtojnë

Ndërkohë, sipas kompanisë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e EU-së“, thuhet në njoftimin e TIA-s. Tia thotë se situata ndryshon me orë, ndaj dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Fluturimet që kryhen sot:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05
Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00
Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15
Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME