Categories Lajme

Rindërtimi i banesave individuale, Qeveria miraton përdorimin e fondit prej 7.2 miliardë lekë

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, për financimin e rindërtimit të banesave individuale”. Sipas këtij vendimi parashikohet përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 7 280 349 288 lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, sipas projekteve model të miratuara.

Fondi i përcaktuar u kalon njësive zbatuese, dhe konkretisht 5 440 470 210 lekë pa TVSH i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” për “Programe zhvillimi”. Po ashtu, bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 839 879 078 lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sipas horoskopit e nesërmja do të jetë një ditë plot zjarr në sajë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza denoncon zhdukjen e babait: U largua nga banesa dhe nuk u kthye më

Një vajzë ka denoncuar në polici zhdukjen e babait të saj. Policia e kryeqytetit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjike në Korenë e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, humbin jetën 120 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një avion teksa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët?

Nga Aurora Sulçe Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë traditë. Familjet shtojnë…

LEXO ME SHUME