Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit, qeveria hap tender 150 mln dollarë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Vlera totale është rreth 150 milionë dollarë ndërsa nga buxheti i këtij viti janë vënë në dispozicion afro 30 milionë dollarë. Projekti do të shtrihet në të gjitha qytetet ku ka pasur dëme nga tërmeti, në radhë të parë në Durrës, për të vazhduar me Kavajën, Kamzën, Krujën, Kurbinin, Mirditën, Lezhën, Shijakun dhe Vorën.

Përjashtim bën Tirana ku tenderin për rindërtimin e pallateve do ta organizojë bashkia e kryeqytetit. Sipas dokumenteve të publikuar, tenderi do të jetë me procedurë të kufizuar, projekti do të zgjasë dy vjet, ndërsa kontrata për ndërtimin e pallateve do të jetë 12 muaj për çdo objekt.

Tre janë kriteret e shpalljes së fituesit, 60% e pikëve i merr oferta më e ulët, 30 për qind kohëzgjatja e punimeve dhe 10 për qind cilësia e tyre. Ofertat do të hapen në 14 gusht dhe një kompani mund të kërkojë të marrë pjesë në garë për lote të veçanta ose në të gjithë projektin. Pallatet që do të rindërtohen janë përcaktuar sipas planeve të detyruara vendore në zonat e shpallura për zhvillim ose mund rindërtohen në sheshin ku ka ekzistuar më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME