Categories Lajme

Rindërtimi/ Përfundon infrastruktura nëntokësore për qendrën e Vorës, banesa të reja për 404 familjet që humbën shtëpitë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin e Rindërtimit të lagjes së re qendrore të Vorës, ku tanimë është realizuar infrastruktura nëntokësore dhe në kopshtin “Muçaj”, që do të hapë dyert për fëmijët në 26 nëntor.

Rama tha se “në një hapësirë afro 10 hektarë, është parashikuar qendra e Vorës e cila do të rilindë me standarde e me një pamje krejt të re”.

“404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qira të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”, tha ai.

Kryeministri pa nga afër edhe godinën e re të kopshtit të Vorës, e cila po ndërtohet me standarde bashkëkohore.

Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj informoi se “këtë javë do të shemben të gjitha pallatet që janë vlerësuar për t’u rrëzuar dhe aty fillon edhe bulevardi që vendos edhe profilin e ri të Vorës”.

“Sot FSHZH do të nxjerrë edhe  fituesit për 2 pallatet në Durrës. Zyrtarisht që nga sot do të kemi një bashkim operatorësh që do të dali nga procesi dhe do të fillojë punë menjëherë javës së vjen”, tha Ahmetaj.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME