Categories Lajme

Rinis mësimi në Universitete, procesi vetëm online

Disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës i kanë njoftuar studentët në rrjete sociale për rinisjen e procesit të mësimit online. Dekani i  Historisë dhe Filologjisë,  Sabri Laçi thotë u janë dërguar edhe me e-maile për rinisjen e semestrit .

“Ne jemi online me leksionet, seminaret, detyrat e kursit dhe të gjitha detyrimet që ka ky semestër. Nuk është çudi, e gjithë bota po funksionon kështu. Ne kemi gjetur mirëkuptimin me studentët dhe jemi të kënaqur nga ajo çfarë kemi vënë re në këto shtatë javë që kaluan , besoj se e njëjta praktikë do të jetë për 8 javët në vijim”, tha Laçi.

Me tepër se sa studimi, zhvillimi i provimeve ka qenë me i vështirë gjatë kësaj periudhe izolimi. Për këtë arsye Universiteti i Tiranës po planifikon që në sezonin e shkurtit, një pjesë e studentëve të jenë në auditore. “Rregullorja është në proces përfundimi dhe shumë shpejt do të bëhet e ditur për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë që besoj se do të koordinohen me universitetet. Ne e kemi si rregullore të brendshme dhe do ta shfrytëzojmë.

Të dyja skenarët janë të mundshme, madje edhe mund të bashkëjetojnë që do të thotë edhe provimet online por besoj se do të lejohet edhe marrja e provimeve në auditor me grupe të vogla”, sqaroi Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Deri në një urdhër te ri të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për shkak të masave anti-covid mësimi nëpër universitete do të zhvillohet vetëm online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME