Categories Lajme

Rinis mësimi/ Rama në gjimnazin “Ismail Qemali”: Faleminderit për kontributin vullnetar

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjimnazin “Ismail Qemali”, ku rifilloi mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit . Veliaj theksoi se në çdo klasë është dërguar nga një psikolog.

“Gjimnazistët janë më garipa, po të shohësh kanë filluar lojën edhe kalçeton, edhe tenisin, edhe volejbollin. Kurse në shkollat 9-vjeçare patëm dhe Korpusin e Paqes që i bëri trajnim mësuesve se si i flitet fëmijëve për tërmetet në formë lojërash. Shkollat e fshatit ato që ramë dakord që nuk do hapen do prishen dhe do i bëjnë të reja i kemi çuar tek shkollat më të afërta”, tha Veliaj.

“Zyshat kanë qenë gjatë gjithë kohës edhe kur ka qenë pushim tek palestra ku ka qenë qendra e emergjencës janë marrë edhe me pastrim edhe me gatim edhe me vendosjen e pemës edhe me mbledhjen e ndihmave”, theksoi kryebashkiaku Veliaj. Kryeministri Rama falënderoi gjimnazistët e “Ismail Qemalit” për kontributin vullnetarë që kanë dhënë këto ditë.

Kryeministri takoi edhe gjimnazistët që po luanin basketboll në oborrin e shkollës ku vuri re se mungonte rrjeta e basketbollit.  Ai kërkoi nga drejtoresha e gjimnazit që të vihej rrjeta e basketbollit, “pasi nuk luhet dot basketboll pa rrjetë. Nesër në mëngjes më çoni fotografinë që është rrjeta këtu”, u tha Rama gjimnazistëve që po luanin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME