Categories Kuriozitete

Rishfaqet dokumentari i ndaluar

Një dokumentar famëkeq i vitit 1969, mbi familjen mbretërore Britanike, i supozuar i ndaluar nga Mbretëresha Elizabeth II për dekada, ka dalë në mënyrë misterioze në YouTube.
Filmi siguron pamje të pazbulura më parë brenda familjes mbretërore dhe pati shikueshmëri të lartë kur u transmetua për herë të parë në BBC. Por më pas u fsheh në arkivat e korporatës, thuhet se me kërkesë të Pallatit Buckingham, dhe nuk është transmetuar që nga vitet 1970.

Nuk dihet se si u zbulua programi, i titulluar “Familja Mbretërore”, ose kush e postoi atë në YouTube.
Videoja u hoq me shpejtësi nga platforma pasi u bë një kërkesë për të drejtë autori. Në film, monarku thuhet se krahason ambasadorin e SHBA me një gorillë.

Skena të tjera, më të zakonshme, që tregojnë mbretërit duke ngrënë së bashku dhe Mbretëreshën duke bërtitur, Princin Edëard në një dyqan, u konsideruan novatore për familjen e famshme. Filmi 110 minutësh u ndoq nga 30 milion njerëz në 1969 dhe mbetet një nga transmetimet televizive më të shikuara të Mbretërisë së Bashkuar.

BBC vlerëson se më shumë se 350 milion njërëz e panë atë në të gjithë botën.
Ky prodhim u krahasua kohët e fundit me “The Crown”, që po shfaqet në Netflix dhe portretizon pakënaqësinë e mbretërve për të pasur kamera brenda ambienteve të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME