Categories Teknologji

Risi të reja në takimet virtuale, do nisë përdorimi i hologramave

Ka kaluar afër një vit që kur njerëzit shohin dhomat e ndjenjes ose mjediset e tjera të njëri tjetrit gjatë takimeve virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por ekipi i një kompanie të re teknologjike në Zvicër ka një ide të re: përdorimi i hologramave në hapësirën virtuale të takimeve.

Nëse përdorni takimet virtuale, kompania e re zvicerane e teknologjisë “Imverse” ka një lajm të mirë për ju. “Mund të shihni këtu hologramin tim tredimensional të krijuar në një mjedis, që në këtë rast është një anije hapësinore. Programi ynë mundëson bashkimin e shumë njerëzve në vende të ndryshme në kohë reale”, thotë Javier Bello, themelues i kompanisë “Imverse”.

Zoti Bello thotë se dikur krijimi i hologramit kërkonte kamera speciale. Por tani edhe me pajisjet iPhone dhe Samsung mund tyë prodhohen holograma tredimensionale. Ai shton se programi mund të përdoret për lojëra online dhe pjesëmarrje në koncerte por thekson se kjo metodë mund të bëjë revolucion në arsim.

“Mund të përdoret në kujdesin shëndetësor dhe në arsim. Mendoni një profesor duke shpjeguar rritjen e bimëve në pyje ose ekosistemin e një shkretëtire duke integruar veten në atë mjedis. Do të jetë një mjet shumë i fuqishëm”, thotë Bello.

Ekipi i kompanisë Imverse planifikonte të merrte pjesë në Shfaqjen Elektronike të Klientit në Las Vegas, por edhe kjo ngjarje si shumë të tjera u mbajt vetëm virtualisht. Megjithatë kompania fitoi çmimin e Inovacionit për hologramat tredimensionale dhe iniciativa të tjera të prezantuara gjatë takimit të teknologjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME