Categories Teknologji

Risia e fundit e Apple, si do të komunikojnë përdoruesit e iPhone 13

Apple mund të përdorë edhe komunikimin satelitor në kufjet e ardshme të Apple AR dhe Apple Car. Apple pritet të jetë partner me Globalstar për të sjellë lidhjen e komunikimit satelitor në modelet e iPhone 13 që pritet të hidhet në treg në të ardhmen.

Lajmi është bërë publik nga nga një njoftim i analistit të Apple, Ming-Chi Kuo. Bëhet fjalë për një version të personalizuar të çipit bazë të Qualcomm X60, që pritet të përdorë Apple në iPhone 13, i cili do të mbështesë komunikimet satelitore të orbitës së ulët (LEO).

Përdoruesit e iPhone 13 do të jenë në gjendje të përdorin shërbimet e komunikimit satelitor të Globalstar në pajisjet e tyre, nëse Apple partnerizohet me ofruesin e shërbimit të komunikimit satelitor LEO, u mësua sipas raportimeve të Kuo-s. Po kështu, Apple mund të përdorë edhe komunikimin satelitor në kufjet e ardshme të Apple AR dhe Apple Car.

Apple pritet të lançojë serinë e re të iPhone 13 këtë. Karakteristika e lidhjes së komunikimit satelitor do ta bëjë iPhone 13 më tërheqës për konsumatorët, pasi do t’u mundësojë atyre të bëjnë thirrje dhe të dërgojnë mesazhe në zona që nuk kanë mbulim standard 4G ose 5G. IPhone 12, i lançuar vitin e kaluar, është smartphone i parë i Apple i pajisur me 5G.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME