Categories Teknologji

Risitë që pritet të sjellë WhatsApp këtë vit

WhatsApp-i është një ndër aplikacionet më popullore në botë dhe flitet se priten ndryshime gjatë vitit 2021. Zërat thonë se WhatsApp mund t’i dedikojë në seksion të tërë Instagram Reels. Facebook tashmë zotëron Instagram-in dhe WhatsApp-in, kështu që një bashkim nuk është e vështirë të paramendohet. Instagram Reels në thelb është një përgjigje e Instagram ndaj videove të TikTok-ut. Krijuesit e këtyre videove në Instagram bëjnë video të shkurtra duke demonstruar një larmi aktivitetesh.

Fotot vetë-fshirëse

Flitet se WhatsApp është në proces testimi të një loje që merret me vetë-zhdukjen e fotove dhe videove. Një gjë e tillë është e ngjashme me rivalin e tyre, Snapchat.  Ekspertët shkruan në Twitter: WhatsApp po punon për të prezantuar një media vetë-fshirëse. Kjo risi do t’i kënaqë përdoruesit, të cilët duan edhe më shumë privatësi.

Mbështetje me shumë pajisje

Shumë nga përdoruesit e WhatsApp-it kanë kërkuar që ta përdorin atë në disa pajisje në të njëjtën kohë. Për shembull mund ta keni në telefonin tuaj personal, në telefonin e punës dhe në kompjuterin tuaj. Disa përdorues të Android WhatsApp Beta, kanë vërejtur një tipar të ri, atë të sinkronizimit me një pajisje tjetër dhe prandaj mendohet  se platforma mund të jetë duke punuar në disa pajisje njëkohësisht. Por, duhet theksuar se jo të gjitha tiparet e vërejtura në Android WhatsApp Beta mund të çojnë në rrjedhën zyrtare të WhatsApp-it.

Një histori e shkurtër rreth WhatsApp-it

U krijua në 2009 nga programuesit kompjuterikë, Brian Acton dhe Jan Koum, ish-punonjës të Yahoo. Është një nga aplikacionet më të përdorura në botë. Koum dha idenë e emërtimit “Whatsapp” sepse tingëllonte njësoj si “What’s up” Fillimisht ishte pa pagesë, por pastaj filloi të përdorej masivisht dhe u bë me pagesë për ta parandaluar rritjen e shpejtë. Në 2016 u bë përsëri pa pagesë për të gjithë përdoruesit. Aplikacioni është kaq popullor pasi të gjitha mesazhet janë të koduara gjatë dërgimit të tyre. Whatsapp-i numëron mbi 2 miliardë përdorues në të gjithë botën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME