Categories Lajme

Rita Ora mbërrin në Tiranë/ Takon studentët e Liceut Artistik: Fokusohuni te vetja, mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është në Tiranë! Të martën, në Javën e Kulturës Britanike, ajo do të performojë në sheshin Skënderbej, në një koncert falas për të gjithë qytetarët, por takimin e parë në Tiranë e ka rezervuar për studentët e Liceut Artistik.

Rita Ora ndau me të rinjtë detaje për koncertin e madh të 6 Shtatorit, por ndërkaq u shpreh e surprizuar me ndryshimet që ka pësuar qyteti i Tiranës.

“Ky qytet është rritur shumë! Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë “cool” dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetit dhe jam e surprizuar”, tha Rita Ora.

Mandej, ajo zhvilloi një bisedë, në formë pyetje-përgjigje, me të rinjtë e pranishëm në sallën e Liceut Artistik, me të cilët ndau eksperiencën e saj si këngëtare, se çfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrën tënde dhe se sa punë e mund duhet për ta realizuar atë.

“Kur ju rriteni do të takoni njerëz që do t’ju frymëzojnë të bëni diçka, të tjerë do t’ju thonë se nuk do t’ia dilni dot dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin. Por, duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos i dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’i provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, tha ajo.

Ndërkaq, Veliaj shprehu mirënjohjen që Rita Ora pranoi të mbante një koncert falas në Tiranë, me rastin e Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Por, nga ana tjetër, në një bashkëbisedim me Vera Orën, nënën e këngëtares shqiptare, Veliaj preku edhe ngjarjen e fundit në Prishtinë, atë të dhunimit të vajzës 11 vjeçare.

“Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka të bëjë me marrëdhëniet që ne kemi në shoqëri, me mënyrën si dhe sa i respektojmë vajzat dhe gratë. Për mua, Vera ka qenë një hero sepse ka këmbëngulur për emancipimin e shoqërisë sonë, se duhet të mësojmë disa parime shume të rëndësishme për respektin ndaj njëri-tjetrit, se burrat dhe gratë janë njësoj, vajzat dhe djemtë janë njësoj, sepse çdo gjë që mund ta bëjë një djalë, mund ta bëjë edhe një vajzë, çdo sukses që mund ta ketë një djalë, mund ta ketë edhe një vajzë. Këto mesazhe që japin njerëz si Vera, bëhen që në shoqërinë tonë të mos ndodhin krime apo ngjarje të tilla”, tha Veliaj.

Kurse Vera Ora tha se ngjarja e javës së kaluar ishte tepër e rëndë dhe apeloi për më shumë respekt për njëri-tjetrin si shoqëri. “Respektoni njëri-tjetrin; është shumë e rëndësishme ta dini vlerën tuaj. Meshkujt duhet të tregojnë më shumë respekt ndaj vajzave. Ndaj dua t’ju lë një mesazh: ‘Bisedojini me prindërit apo me njëri-tjetrin çdo problem që keni dhe kërkoni ndihmë nëse keni nevojë’”, tha ajo.

Përpara koncertit të mbrëmjes së 6 shtatorit, Rita Ora do të marrë pjesë në disa aktivitete me natyrë sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME