Categories Showbiz

Rita Petro kritikon Alketa Vejsiun: E pafalshme ajo që bëri

Rita Petro, e ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon foli për debatet e shumta që shkaktoi festivali i 58-të i RTSH këtë vit. Arilena Ara rrëmbeu vendin e parë, ndërsa la pas Elvana Gjatën që në fakt ishte përfolur më herët si fituesja e këtij festivali. Mbështetësit e Elvanës nuk kursyen sulmet për jurinë. Lidhur me këtë, Rita Petro kritikoi edhe reagimin e prezantueses së festivalit, Alketa Vejsiut. Kjo e fundit shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvanën, ndërsa fajësoi jurinë. Sipas Petros kjo ishte e pafalshme, ndërsa të njëjtin mendim me të ndau edhe Nano.

Pjesë nga biseda: Rita Petro: Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas. Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës. Mustafa Nano: Unë Alketës nuk i pëlqeva një gjë atje. Alketa është një prezantuese shumë e zonja…

Rita Petro: Po mbajti gjithë atë koncert Mustafa Nano: I mban ajo të gjitha llojet e peshave, por në fund fare manifestoi simpatinë e vet për një këngë. Për mua është e pafalshme, pasi ajo më fyen mua që jam në shtëpi

Rita Petro: Përveç se prezantoi është organizatore sepse e ka emrin bashkë me regjisoren.. Mustafa Nano: Nuk ka të drejtë të shprehë simpatitë e veta për këngën

Rita Petro: Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe tu thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME