Categories Lajme

Rizgjedhjet në Dhomën e Tregëtisë, Katiaj: Të anulohet procesi i zgjedhjeve

Ish-kryetarja e Dhomave të Tregtisë, Elisabeta Katiaj e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora foli për procesin e rizgjedhjeve që pritet të zhvillohen në këtë institucion. Katiaj theksoi edhe një herë kërkesën e saj për anulimin e këtij procesi, ndërsa tha se nuk shpreson të merret në konsideratë, pasi qëllimi i vetëm shkon në funksion të vazhdimësisë së këtij sistemi në hije.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Kërkesa juaj është për anulimin e procesit të zgjedhjeve, që deri më tani nuk është marrë në konsideratë?

Katiaj: Patjetër që për anulimin e zgjedhjeve aktualisht. Nuk pretendoj se do të merret në konsideratë. Shoh të bindur me shkelje për të realizuar qëllimin dhe qëllimi i vetëm shkon në funksion të vazhdimësisë së këtij sistemi në hije. Problemi i gjithë këtu unë nuk shoh që është qeveria, apo politika. Këtu problemi është pikërisht ky sistem, i cili është ngritur dhe menaxhohet në hije të plotë. Vetë Unioni është koordinatori i dhomave dhe qëllim ka bërjen komponentë të sistemit të dhomave, duke punuar në hije të plotë, duke punuar në heshtje, duke mos mbledhur asamblenë 4 vite rresht dhe duke mos miratuar asnjë lloj situate për shpenzimet e ushtruara dhe të tjera. Po të shkosh të shohësh në faqen e projekteve IPA të BE-së janë 11 milion euro sot në funksion të sistemit të Dhomave. Qëllimi është që t’i shkojnë në shërbim përmirësimit të klimës së biznesit, trajnimit dhe informimit të tyre. Kush është përfitues sot, nuk dimë asnjë gjë, sepse përfituesi nuk është komunikuar, nuk është sistemi i dhomave vetë dhe nuk është biznesi anëtar i dhomave vetë.

Ish-kryetarja e Dhomave të Tregtisë u shpreh se në faqen e projekteve IPA të BE-së janë 11 milion euro në funksion të sistemit të Dhomave, por që nuk dihet se kush janë përfitues. Sipas saj nuk ka transparencë në menaxhimin e këtyre fondeve.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Nuk ka transparencë në menaxhimin e të gjithë këtyre fondeve?

Katiaj: Nuk ka transparencë në menaxhimin  e të gjithë këtyre fondeve dhe patjetër që kjo do të ndiqet në vijim, sepse janë vetëm 3 Dhoma që gëzojnë sot projekte. Të tjerat kanë qenë të painformuara dhe sot kanë marrë informacionet. Unë personalisht kandidova për t’i dhënë një vlerë këtij institucioni duke menduar se nuk po shfrytëzoheshin këto burime. Nuk po shfrytëzoheshin asnjë lloj hallke apo nisme për t’u zhvilluar këto lloj iniciativash. Në këto kushte që qenka edhe interesi ekonomiko-financiar, vetë dhomat janë zgjuar dhe mendoj se pas certifikimit të zonjës Muçostepa prapë në detyrë, që unë nuk e di se si do ta gjejë guximin që të dalë para asamblesë në këto kushte, ose do të vazhdojë edhe 4 vite të tjera apo deri sa drejtësia të zgjohet në këtë drejtim të heshtë dhe menaxhojë projekte deri në çuarje të interesit të vlerave ekonomike ku i ka planifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME