Categories Lajme

Roli i suplementeve në humbjen ose shtimin e peshës

Interesimi i të rinjve e të moshuarve është në rritje çdo ditë e më shumë për t’u marrë me fitnes dhe për të pasur një trup sa më perfekt. E krahas disiplinës që është e domosdoshme edhe suplementet kanë rëndësinë e vet, ka thënë në emisionin #gjesi në T7, Artor Berisha, ekspert i fitnesit. Suplementet apo siç njihen ndryshe “Shtesë ushqimore”, kanë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e trupit si në humbjen ashtu edhe në shtimin e peshës, pos që ndikojnë në mirëmbajtjen e muskujve.

“Për me ndërtu muskuj apo me humb peshë, duhet trupi me pas  gjendjen optimale të konsumit të nutrientave. Për me mbërri ata, suplimentet ndihmojnë shumë, sidomos për plotësimin e mangësive në shujtat ditore. Në kuadër të suplementeve hyjnë edhe vitaminat apo mineralet e ndryshme që janë mikronutrienta dhe të cilët janë shumë esenciale për funksionimin e trupit. Nëse nutrientat mungojnë, trupi nuk mundet me funksionu qysh duhet. Mungesa e tyre shkakton lodhjen e trupit dhe nuk jemi efikas edhe në proceset tjera. Mirëpo ne nëse e mbajmë balancimin e nutrientave me përdorimin e suplimenteve, më pas jemi shumë aktiv edhe shumë më lehtë mundemi me ia ofru trupit kushtet optimale për me arrit deri te një rezultat i caktum”, është shprehur Artori.

Suplementi që ndihmon në humbjen e peshës ose në zbërthimin e qelizave të dhjamit më shpejt është “l’carnitine”, për energji mund të përdoret “Pre workout” i cili përmban stimulues për ngritjen e energjisë, ndërsa “bcaa” janë aminoacide të cilat përdoren sidomos pas ushtrimeve për mirëmbajtjen e trupit.

Artori me këtë rast tha se ka paragjykime të ndryshme për suplementet për shkak të mungesës së informacionit.

“Ka njëfarë përzierje të suplementeve me dopingun e steroidet e gjana tjera që janë të dëmshme për trupin e njeriut. Ky ka qenë keqkuptimi sepse njerëzit e bëjnë përzierjen mes këtyre dyjave dhe deri vonë nuk kanë ditë me ba dallimin mes tyre. Suplementet janë 100% natyrale dhe nuk kanë efekte anësore nëse përdoren qysh përshkruhet dhe qysh sugjerohen në paketimet e tyre”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME