Categories Lajme

Romë: Betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane pranojë postin e kryeministrit të Italisë. Kabineti i tij do të përfshijë emra të njohur, por edhe disa të rinj. Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane do ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza e pandemisë me një kabinet qeveritar me bazë të gjerë të pazakontë deri tani. Të premten (12.02) në mbrëmje Mario Draghi gjatë takimit me presidentin Sergio Mattarella në Romë pranoi përfundimisht mandatin për krijimin e qeverisë pas dhjetë ditë konsultimesh me partitë. Më pas ai doli shkurt përpara gazetarëve në pallatin Quirinale, selia e presidencës. Në konferencën e shtypit ai lexoi listën me emrat e ministrave të planiifkuar. Lidhur me programin qeveritar ai nuk tha asgjë.

Qeveria e 67 e Republikës Italiane

Ekipi i ministrave të ekonomistit 73 vjeçarit përbëhet nga figura të njohura, si dhe nga politikanë e ekspertë. Politikani Lëvizjes Pesë Yjet Luigi Di Maio do të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm dhe Roberto Speranza në kulmin e pandemisë së koronavirusit mbetet ministër i Shëndetësisë. Ministrinë e Ekonomisë do ta drejtojë Daniele Franco, drejtor i përgjithshëm i Bankës Italiane të Rezervave, raporton DW.

Ekspertja Marta Cartabia sipas planit të Draghit do të jetë ministre e Drejtësisë. Cartabia deri në shtator 2020 ka qenë presidente e Gjykatës Kushtetuese. Ministria mjaft e diskutuar më parë për Rindërtim ekologjik do të drejtohet po ashtu nga një ekspert, nga fizikanti Roberto Cingolani. Në kabinetin e Draghit ka më shumë politikanë se sa ekspertë.

Qeveri „me profil të lartë” Kabineti i Draghit betohet të shtunën (13.02) në mesditë. Do të pasojnë votimet në të dy dhomat e parlamentit javën e ardhëshme. Presidenti Mattarella pas dorëheqjes së Contes mandatoi me krijimin e qeverisë së re Draghin, i cili deri më sot nuk ka pasur post politik. Fillimisht Draghi e pranoi mandatin me rezervë. Presidenti kërkooi një qeveri „me profil të lartë”, që ta drejtojë Italinë për të dalë nga kriza. Qeveria e deritanishme e qendrës së majtë nën juristin e paparti Giuseppe Conte dështoi përpara një jave në grindjen mbi përdorimin e mbi 200 miliardë Eurove të ndihmave të BE-së për krizën e koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME