Categories Lajme

Romë, Ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa luante me shokët, humb jetën 14-vjeçari

Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në Borghesiana, një lagje në periferi të Romës. Siç raportojnë mediat në vend, i mituri ishte duke luajtur me shokët e tij në oborrin e pallatit kur ra në kontakt me rrymën.

Ai u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Torvergatës, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte.

Sipas raportimeve, në momentin që i mituri ka prekur portën ka rënë në kontakt të menjëhershëm me rrymën elektrike, ndaj dhe hetimi i policisë është përqendruar në gjetjen e shkakut se si fijet elektrike janë përçuar në trupin e portës. Trupi i pajetë i është vënë në dispozicion organit gjyqësor për të kryer autopsinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME