Categories Lajme

Romë/ Shkatërronin makinat e vjedhura e më pas pjesët i shisnin, kapet një shqiptar dhe një italian

Një 39-vjeçar shqiptar dhe një 58-vjeçar italian janë arrestuar nga policia pasi shkatërronin makina të vjedhura dhe më pas pjesët shisnin. Policia ushtroi kontrolle në servisin e 58-vjeçarit italian me iniciale G.P., dhe 39-vjeçarit shqiptar me iniciale D.R. në Romë ku gjetën disa makina që ishin raportuar të vjedhura. Ato ishin totalisht të dëmtuara dhe ishin ndarë pjesë-pjesë.

Në momentin e arrestimit, ata ishin duke punuar, duart i kishin me graso dhe ishin të veshur me rroba pune. Mediat italiane bëjnë me dije se servisi i tyre ishte i ndarë në dy pjesë, ajo që u prezantohej klientëve si dhe pjesa ku bëhej demontimi dhe prerja e automjeteve të vjedhura. Njëra nga makinat e gjetura kishte pjesën e përparme, rrotat dhe sediljet e hequra, ndërsa dy makinat e tjera ishin larguar që aty. Menjëherë policia sekuestroi kaçavida, pajise që përdoreshin për prerjen e makinave si dhe arrestoi dy personat në vendngjarje. Ata akuzohen për “pastrim parash”, si dhe “çmontim automjetesh të vjedhura”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME