Categories Lajme

Rrahën 17-vjeçarin në mes të rrugës, arrestohen tre personat e dyshuar. Policia: Ja pse nisi sherri

Policia ka reaguar ndaj rastit të dhunimit të një 17-vjeçari ditën e sotme në ‘Kthesën e Kamzës’. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar tre personat të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj të riut. Të tre të arrestuarit janë banues në Tiranë dhe përkatësisht të moshave 16, 40 dhe 42 vjeç.

Ata akuzohen për plagosje e lehtë me dashje ndaj 17-vjeçarit. Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas tre personat e kanë goditur me grushte dhe sende të forta të riun.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se:  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME