Categories Lajme

Rrahën për vdekje 29-vjeçarin afro-amerikan, “shkrihet” njësia speciale “Scorpion”

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale “ Scorpion”, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e afro-amerikanit, Tire Nichols. Njësia në fjalë përbëhet nga 50 persona, me mision uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta. Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u filmuan duke rrahur 29-vjeçarin Nichols në 7 janar.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tire Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit.

Njësia u lançua në tetor 2021 me fokus në krimet me ndikim të lartë, të tilla si vjedhjet e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat. Pesë oficerët: Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith u pushuan nga puna javën e kaluar.

Ata u morën në paraburgim të enjten dhe secili përballet me akuza për “vrasje të shkallës së dytë”, “sulm të rëndë”, “rrëmbim të rëndë”, “sjellje të pahijshme zyrtare” dhe “shtypje zyrtare”. Katër prej tyre u liruan me kusht nga paraburgimi.

Ndërkohë, vdekja e të riut afro-amerikan ka ringjallur zemërimin e shumë amerikanëve, të cilët kanë nisur protestat paqësore në disa rajone të vendit, ndërsa kërkojnë njëzëri ndryshimin e një sistemi policie që ata thanë se e bën zakon të brutalizojë zezakët në Memphis dhe në mbarë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME