Dy ditë më parë, në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48 vjeçari, Adriatik Roshi u rrah nga një grup personash në një berberhane.
Si rezultat i operacionit të Policisë, janë arrestuar dy shtetas, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy armë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.
Shtetasit Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, u arrestuan në flagrancë, ndërsa katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje.
Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate.
Ndaj dhe rrahja e Roshit mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë. Siç bëhet me dije Tur Koçeku është organizatori i sulmit ndaj Roshit në berberhane.
Të arrestuar:
1. Gani Koçeku, ditëlindja 29.12.2001 personi që ka qenë në makinën X3 BMË dhe ka bërë vëzhgimin e dëmtuarit.
2.Ledio Tusha , u gjet në banesën e Luçiano Koçeku, është djali i motrës dhe në mjetin që deklaroj që përdor u gjet qafore tip maske dhe kapele xhup i zi , dyshuar se ka marrë pjesë në rrahjen . Në banesën e Luçjanos u gjet dhe armë zjarri pistoletë me leje në emër të Luçiano Koçeku.
Të dyshuar të pa kapur :
1.Gëzim Koçeku ka bërë hapjen e rrugës për makinën Audi të autorëve goditës, me mjetin e tij me targa AA 020 NI .
2. Ronald Koçeku, personi që ka bërë ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun, tek kompleksi Fole, dhe ka marrë mjetin X 3 me qera tek shtetasi Ajet Balliu .
3. Luçiano Koçeku, i dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi .
4. Dino (Abedin) Koçeku dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi.
‘Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’, njofton policia.
Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit Ledio Tusha.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit Dino Koçeku.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.