Categories Lajme

Rrahje mes deputetëve në Kuvend/ Bledion Nallbati përplaset fizikisht me Vullnet Sinën

Përshkallëzohen tensionet në sallën e Kuvendit. Përplasje fizike mes dy deputetëve në Kuvend.

Mësohet se deputeti Bledion Nallbati është përplasur me Vullnet Sinën. Siç u pa edhe gjatë transmetimit live, deputeti Nallbati goditi me grusht deputetin socialist, Vullnet Sina.

Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson, por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën.

Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit mes përfaqësuesve të opozitës dhe të maxhorancës, ku pati edhe një përplasje fizike mes dy ligjvënësve.

Teksa Vullnet Sina po fliste në foltoren e Kuvendit, deputeti demokrat, Bledion Nallbati ka shkuar dhe i ka mbyllur mikrofonin, ndërsa më pas goditi me grusht socialistin.

Kaq mjaftoi që në debatin e ashpër të ndërhynin edhe deputetë të tjerë, siç Flamur Noka i PD. Kjo detyroi kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolli që të ndërpriste seancën parlamentar për të paktën 5 minuta.

Për më tepër shihni pamjet e publikuara nga LSA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME