Categories Lajme

Rre ziku nga bomb.olat e gazit, specialistët: Mos i blini në pika karburanti

Transportimi, depozitimi dhe shitja e gazit duhet të bëhet vetëm nga shoqëritë aksionere të licensuara. Pavarësisht kësaj qytetarët i drejtohen pikave të karburantit për të mbushur bombolat e gazit për shtëpi. Tregtimi i lëndës djegëse nga subjektet e pa autorizuara mund të shënojë aksidente fatale. Në vetëm tre ditë në qytete të të ndryshme janë shënuar 3 rrjedhje gazi nga bombolat, ku vetëm në Tiranë u plagosen 5 persona.

“E drejta e mbushjes dhe e tregtimit të bombolave është vetëm e shoqërive të licensuara sh.a. Të cilat kanë si detyrë të bëjnë kontrollet e bombolave , gjithashtu kanë si detyrë të furnizojnë subjektet e tregtimit me pakicë. Dhe një bombël është e sigurt vetëm kur kalon në procesin e plotë të kontrollit teknik, kur ka markën e shoqërisë tregtarë në të cilën ka peshën neto, bruto dhe të gjithë elementët e sigurisë. Dhe instalimi iu përket operatorëve të cilët janë nga subjektet e tregtimit me pakicë”, ka thënë Ahmet Shehu Drejtor I Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit.

Riza Dokaj, Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial thotë se asnjëherë nuk duhet të ndezim zjarr pranë bombulave të gazit për të provuar nëse ka rrjedhje të lëndës djegëse.

“Mbasi e kemi montuar bomblën dhe tubacionin e kemi lidhur me vatrën mund të bëhet një testim i thjeshtë më shkumë. Pikat e kontaktit të tubacionit me sobën dhe bomblen i lyejmë më shkumë më pas hapim gazin e nëse shkuma nxjerr formën e tullumbaceve atëherë ka rrjedhje”, u shpreh Riza Dokaj Inspektor, ISHTI-T. Kujdes edhe bombolat e gazit e kanë një datë skadence, para se të mbushini një bombol gazi në pikën më të afër të tregtimit sigurohuni që jeni drejtuar tek vendi i duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME