Categories Politike

Ruçi ka.pet me Spiropalin në parlament, Majko bën rolin e “kryeministrit”

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrja Elisa Spiropali janë fotografuar teksa debatonin sot në parlament. Ndërsa, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ka qenë Pandeli Majko, ministër i Diasporës, që ka marrë “drejtimin” e Qeverisë. Majko ka qenë në qendër të diskutimeve me kolegët e tjerë.

Në të fundit seancë plenare të Parlamentit për këtë legjislaturë u miratuan 16 projektligje. Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve. Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.

Ndërtimi dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum – Llogara me Partneritet Publik Privat mori dritën jeshile nga Parlamenti. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Partneritetit Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pa kërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.

Ndërkohë propozimi i Presidentit për Petraq Milon në krye të KLSH-s si dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë u shtynë për në shtator.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME