Categories Showbiz

Rrëfehet juristja më e ‘nxehtë’ në Shqipëri (FOTO)

Njihet si “juristja më seksi shqiptare”, edhe pse Redona Koçi nuk e ushtron profesionin e saj.
Me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen me luksin e saj, ndaj për “Panorama Plus” rrëfen se si është jeta e një modeleje jashtë “Instagram”-it.

 

Intervista:

Në postimet e tua në “Instagram” bie në sy luksi në stilin e jetës që bën. A mund ta konsiderosh veten të pasur? 

Jeta ime është si shumica e njerëzve: me të mira, të këqija, me ulje dhe ngritje. Prandaj luftoj shumë dhe kam ambicie. Kur familja jote punon fort dhe ti bashkë me ta, ia lejon vetes edhe “luksin”. Ndërsa për pjesën nëse do e konsideroja veten të pasur, do të thosha shpirtërisht po, është e vetmja pasuri e bukur që nuk ka çmim.

Më parë komentoheshe si avokatja seksi, që meshkujt të luteshin t’i përfaqësoje e mbroje në çështje gjyqësore. Mendon se një vajzë kaq e bukur si ti do të transformohej në botën e egër të drejtësisë? 

Nëse do të angazhohesha në botën e drejtësisë, do të mundohesha që askush dhe asgjë të më transformonte personalitetin tim.

Termi “veting”, çfarë ndjesie të shkakton këto kohë kur e dëgjon? 

Fjala “veting” është bërë periodike së fundmi, prandaj nuk më shkakton asnjë lloj ndjesie. Nëse do ta ushtroja profesionin, atëherë do isha e predispozuar të jepja një opinion real. Në të kundërt, këtu në vendin tonë gjithçka është komplekse.

Si modele me shumë ndjekës në “Instagram”, ç’mund t’u thuash personave që demoralizohen kur shohin disa që reklamojnë luksin në rrjetet sociale? 

Pikësëpari, do t’i inkurajoja që të mos e merrnin për bazë jetën virale të “Instagram”-it, sepse nuk është jeta reale. Askush nuk bën çdo ditë jetë perfekte, ashtu siç hedh momentet më të bukura në rrjetet sociale. Por do t’i këshilloja të angazhoheshin më shumë në atë që dinë të bëjnë më së miri, sesa të qëndrojnë për orë të tëra para “Instagram”-it. Jeta është më e bukur kur e shijon në mënyra të ndryshme.

A je e lumtur?  Është dikush në jetën tënde që të premton botën dhe altarin?

Po, është dikush që botën ma ka premtuar, ndërsa altarin nuk ia premtova (qesh). Për mua, lumturi nuk do të thotë altar. Nuk e kam si aspiracion diçka të tillë, synimet e mia në jetë janë të tjera.

Po xhelozinë apo zilinë e të tjerëve e ndien dhe si reagon? 

Nuk e ndiej sepse njerëzit që kam lejuar të jenë pjesë e jetës dhe botës sime janë pozitivë. Nuk kam kohë të merrem me njerëz negativë, që nuk kanë një jetë të tyren dhe merren me gjëra të pavlera.

Për ç’arsye do ta lije Shqipërinë që sot dhe ç’të mban fort lidhur këtu? 

Do ta lija Shqipërinë vetëm kur të udhëtoja për punë e qejf, por në një të ardhme nuk i dihet, edhe s’e di nëse përfundimisht, pasi vendin tim e dua shumë. Sa për të më mbajtur fort, është ajo dashuria e madhe që kam për njerëzit e mi të afërm.

Nëse do të të propozonin një rol në kinema, cili do të ishte roli më joshës që do pranoje? 

Ndoshta po të kisha mundësi ta ktheja kohën pas, do të luaja te “Desperado” në krah të Antonio Banderas, në vend të Salma Hayek, meqenëse është një ndër filmat e mi preferuar të të gjitha kohërave.

Supozojmë se papritur do të mbeteshe pa para, ç’do të bëje me jetën tënde? 

Do punoja fort dhe do nisja gjithçka nga e para. Jeta nuk është e sigurt për asnjërin nga ne, sot mund të kemi gjithçka e nesër asgjë. Me besimin në Zot, gjithçka arrihet. Jemi thjesht kalimtarë në këtë botë.

Paragjykimi më i madh që ekziston për vajzat e bukura dhe ty, ç’të vret kur e dëgjon për veten?

Paragjykime ka pafund, por një ndër to është që femrat e bukura nuk janë të zgjuara. Nuk jam dakord me këtë shprehje dhe sidomos në Shqipëri, që ka shumë vajza të bukura e njëkohësisht edhe të zgjuara.

Burimi: Klotilda Harka/ Panorama

     

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME