Categories Showbiz

Rrëfehet këngëtarja e njohur: Nuk di si të pastroj shtëpinë

Këngëtarja e njohur angleze, Cheryl, ka rrëfyer se nuk di si të pastrojë pasi nuk ka mësuar kurrë se si të merret me punët e shtëpisë. 36-vjeçarja ka treguar se i është bashkuar grupit të popit “Girls Aloud” që adoleshente dhe e ka kaluar jetën duke jetuar nëpër hotele.

Në këtë mënyrë nuk i ka kushtuar rëndësi asnjëherë pastrimit. Mirëpo edhe pas ndarjes së grupit gjashtë vjet më parë dhe që kur u bë nënë, Cheryl ka pranuar se ende nuk e ka idenë si ta pastrojë shtëpinë. “Kam qenë me grupin që 19 vjeçe, kështu që nuk mësova kurrë (si të pastroj). Mund të heq pluhurat, por vetëm kaq. Nuk jam mirë në pastrim. Pastruesja ime është një dhuratë nga Perëndia”, ka rrëfyer ajo më revistën ‘Weekend’.

Megjithatë ajo ka shtuar se ka një punë shtëpie që i pëlqen, që është gatimi. Cheryl ka qenë e martuar me ish-futbollistin e Anglisë, Ashley Cole dhe së fundmi ka qenë në një marrëdhënie me këngëtarin Liam Payne. Lidhja me ish-anëtarin e ‘One Direction’ përfundoi në vitin 2018./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME