Loco apo i njohur ndryshe si Elvisi i Për’puthen i ftuar në programin Fitstation me Çenkuela Hasën, erdhi në një rrëfim ndryshe për familjen, fëmijërinë dhe pjesëmarrjen në një emision dashurie.
Ai tregoi se pse zgjodhi të jetë ndryshe nga disa konkurrentë duke mos folur për jetën e tij gjatë daljes së përditshme në ekran.
“Nëse ke diçka personale dhe të hídhur në jetën tënde duhet të ngelet aty, nëse del në televizion dhe tregon një histori tënden dhe e zmadhon, mua më duket sikur e gjitha bëhet për mëshirë dhe këtë gjë unë nuk e doja kurrë, të më shohin njerëzit si gjýnah” – u shpreh Elvisi.![]()
Në një nga pyetjet e drejtuara Elvisit për fëmijërinë e tij ai u përgjigj duke e cilësuar atë të “vetmuar”
“Një nga fjalët që mund ta përshkruaj fëmijërinë time është disi e vetmuar. Kemi qenë në emigrim qëkur isha 3 vjeç, edhe ne emigrim shkohet për një jetë më të mirë dhe prindërit shkonin në punë, unë më shumë kam ndenjur me fëmijët e lagjes se me familjen. Ka anën e vet negative kjo gjë por nga ana tjetër të mëson t’ja dalësh vetëm”- tha Elvisi
Pas largimit të konkurrentit nga ‘Për’Puthen’ është komentuar jo pak afrimi i Sindit me Atdheun.
Kujtojmë që Sindi ka qenë një nga vajzat që Loco ka shprehur publikisht pëlqimin në televizion, ai ka folur për marrëdhënien që ka me Sindin pas daljes nga emisioni duke treguar dhe se si e sheh dyshen Sindi-Atdhe
“Pse jo, mund të kemi diçka edhe pas daljes së Sindit, nuk është se u shkëpùtëm aty, dhe ajo ndàrja që patëm në studio ishte emocíonale sepse ishte i vetmi person që më mbante aty. Puna e Atdheut me Sindit është diçka miqësore”.
“Dihet botërisht që unë me Atdheun kam miqësi dhe jemi të afërt, dhe tek meshkuj si unë me dhe Atdheu nuk do gùxonte kurrë të hynte një femër dhe nëse ne mbajmë një femër të dy, e mbajmë për hir të pëlqimit jo për të bërë tjetrin xhéloz, pra nëse është në njohje me mua Sindi nuk do guxonte Atdheu të ndërhynte dhe e kundërta”- u shpreh Loco.
