Categories Lajme

Rrëfehet mbesa e viktimës së parë nga COVID-19: Zoti na sprovoi!

Mbesa e 73 vjeçares që humbi jetën në spitalin e Durrësit për shkak të koronavirusit, ka sqaruar të gjithë ngjarjen e ndodhur me anë të një mesazhi drejtuar gazetares Fatma Haxhialiu, të cilën ajo e ka shpërndarë.

“Zoti na sprovoi me humbjen e njeriut tone te dashur e ne po mundohemi te mbeshtetemi ne Zot qe me durim te mire ta kalojme këte situate”. 

Ajo tregon se nena e saj kishte qene ne Itali dhe ishte kthyer ne Durres ne banesen e saj dhe se ne rikontrollin qe ishte bere ne Durres ishte konstatuar gjendja e rende.

“Nena shtepine time ne Itali ku u diagnostikua me pulmonit dhe ndenji e shtruar per 6 dite, pati shume permiresim dhe pasi u kalua nga antibiotik venoz ne antibiotik tablet u nxorr nga spitali dhe u la nje periudhe kohore 10 ditore per te pare si vijonte gjendja dhe cfare ilacesh duheshin ndryshuar. U kthye ne Shqiperi per shkak se atje ka banesen e saj ne Durres dhe donte te ishte atje per rikontroll pasi e ndjente vetem me mire.

Ne rikontrollin qe beri tek pneumologia ne Durres pas grafise e kontrollit u verej se nena ishte akoma qe gjendje te renduar. Doktoreshes i paraqiti ime me te gjithe kartelen e saj qe pati kur ishte e shtruar ketu ne Itali. Ku perfshinte cdo gje qe ishte bere atje nga mjekimet e deri tek analizat. Pneumologia i tha qe te nesermen duhej te merrte nje leter tek mjeku familjes dhe duhej shtruar urgjent.

 Sipas doktoreshes edhe pse nje trajtim shume i mire ne itali ( qe kjo do te thote qe absolutisht fakti qe nena ka qene ne itali sju ka fshehur askujt ) nena serish pas 10 diteve nuk kishte nje gjendje te mire shendetesore.

Vajza tregon se kishte qenë vetë e ëma që I kishte kërkuar doktoreshës ti bëhej një tampon duke parë dhe situatën e nenes që po përkeqësohej por ishte refuzuar dhe se familjarët e kishin mësuar në tv se nëna e tyre kishte rezultuar positive.

Ime me i ka kerkuar vete doktoreshes nje tampon per koronavirus per nenen duke pare situaten e nenes qe po perkeqesohej pa arsye, tampon ky qe u refuzua nga doktoresha me justifikimin qe ajo nuk ka shenja klinike.Vetem diten e fundit familjaret e mi e marrin vesh nga tv qe nena del pozitive dhe me e renda akoma e marrim vesh nga tv serish qe nena nderroi jete. Zoti mos na provofte kurre me nje sprove te tille.”

  Ajo shprehet se familjarët e saj kanë dalë të gjithë negativ në testin e koronavirusit dhe nuk e kupton sesi mjeku në Durrës doli pozitiv me koronavirus, pasi mjekja kryesore e së ndjerës ka qenë vetëm pneumologia.

Fale Zotit familjaret e mi te gjithe, mjeke e infermier kane dale negative e cuditshme por elhamdulilah e vertete. E cuditshme per vete faktin se si ka mundesi qe nje virus i tille brenda ketyre diteve te mos i transmetohet askujt… Nderkohe qe vetem sot doli qe nje mjek i spitalit te Durresit paska dalur pozitiv, nderkohe qe nena si mjeke kryesore per te ka pasur pneumologen e cila eshte negative nga ky virus. 

Lutem qe edhe per raste te tjera qe po ndodhin ne Shqiperine tone te dashur mos tju vihet faji familjareve per heshtjen e tyre sic ndodhi me ne, por te mbajne mjeket pergjegjesine per cfare ka ndodhur dhe per faktin qe akoma vazhdojne te heshtin per te verteten duke i bere te fajshem familjare te pafajshem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME