Categories Lajme

E kishte mbushur shtëpinë me fishekë, arrestohet një 58 vjeçar në Fier

Në Fier u ndalua shtetasi Agron Vrenozi pasi ju gjetën në banesë 5420 fishekë luftarak

Fier Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin e shtetasit B. A., shtetasi K. H., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular duke ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin K. H., 50 vjeç, banues në Fier, dhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit B. A., 44 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizmi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME