Categories Covid-19, Lajme

Rrëfimi i deputetit shqiptar: 90 përqind e mushkërisë “jashtë loje”

Deputeti Andi Përmeti ka rrëfyer betejën e vështirë me COVID-19 në një intervistë me gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri në emisionin ABC-ja e Mëngjesit.  Përmeti i janë dashur plot 71 ditë të rikuperohet nga pasojat që i la sëmundja.  Ai u shpreh se gjendja e tij është përkeqësuar , ndonëse nuk ka pirë asnjëherë duhan dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Kam qenë në qershor i prekur me COVID. Ky është infektimi i dytë. Hera e parë ka qenë në shtëpi dhe me rekomandimin e mjekëve. Herën e dytë kanë qenë 71 ditë. 21 ditë kam qëndruar vetëm në reanimacion. Nuk jam as duhanpirës. Nuk kam pirë asnjëherë duhan. Nuk kam as sëmundje bashkëshoqëruese. Kam qenë me 90% mushkëri të bllokuara. Kur dola nga reanimacioni u negativizova. Por duhet të qëndroja akoma pasi kisha nevojë për trajtim për rikuperimin e mushkërive. Në reanimacion nuk lejohej njeri tjetër përveç bashkëshortes time”, tha Përmeti.

Përmeti u shpreh se ajo që ka ndihmuar në gjendjen morale ka qenë edhe fakti që nuk e dinte gjendjen e tij, pasi bashkëshortja i ka thënë se ka vetëm 40% të mushkërive të prekura. Ai rrëfeu ditët e para të shtrimit në spital ku ka qëndruar edhe 24 orë pa gjumë për shkak të ankthit.

“Bashkëshortja më ka thënë disa gënjeshtra të bardha. Më ka thënë që kam 40% të mushkërive të prekura dhe kjo më ka ndihmuar moralisht. Kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm. Madje ditët e para kam qëndruar 24 orë pa gjumë. Qoftë për shkak të ankthit. Vetëm zhurma e pajisjes është një tmerr më vete. Me fatin e mirë që gjendjen time të rëndë e mësova kur isha duke dalë nga spitali. Unë nuk i besoj teoritë konspirative. Më e rëndësishme në jetë është shëndeti. Unë jam ndjerë mirë pasi u bëra mirë dhe mora telefonin në dorë se shumë njerëz ishin interesuar për mua. Kjo më bëri të ndihem mirë”, deklaroi Përmeti. /mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME